Lajme Arkiva 2003

Emigrantët shqiptarë në Greqi vazhdojnë të jenë në pritje të një përgjigjeje nga qeveria greke nëse do të lejohen apo jo të kalojnë kufirin për të pushuar pranë familjeve të tyre në Shqipëri këtë verë.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme greke për të mos lejuar asnjë emigrant që është në pritje të legalizimit të dokumenteve të qëndrimit në shtetin e tyre për të dalë jashtë kufijve sepse në të kundërt do të pengohen të kthehen sërish, po mban peng me mijëra emigrant shqiptarë me banim në Greqi.

Sipas drejtorit të zyrës konsullore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare. Gazmend Barbullushi janë bërë përpjekje për të bindur qeverinë greke për të krijuar lehtësira për emigrantët shqiptarë në pikat kufitare por ende nuk është arritur gjë konkrete.

Gazmend Barbullushi: Ne shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje. Gjithsesi nuk varet prej nesh. Është qeveria greke që do të gjejë një zgjidhje. Sipas informacioneve tona pamundësia e përpunimit të dokumentacioneve ka ardhur, të paktën këtë kanë theksuar Ministri i Brendshëm grek për shkak se aplikimet që janë depozituar shumë vonë  ne kërkojmë që të gjendet një zgjidhje prej saj.

Për procesin e legalizimit të dokumenteve të emigrantëve shqiptarë është prononcuar edhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale. Sipas Valentina Leskaj megjithëse ligji italian për legalizimin dokumenteve të emigrantëve i njohur ndryshe si ligji Bossifini është më i komplikuar se ai grek, italianët kanë ecur më përpara në procesin e legalizimit.

 Valentina Leskaj: Është e vërtet se ligji Bossifini është një ligj pak më i shtrënguar krahasuar me ligjin grek por gjithsesi Italia ka avancuar pak më shpejt me përgatitjen e dokumenteve dhe me miratimin./tvklan.al