Aktorja dhe modelja e njohur Emily Ratajkowski, përmes një postimi në Instagram ka treguar se viti 2019 ishte viti më i vështirë i jetës së saj.
Nëna e saj ishte shumë e sëmurë, ndërsa vetë modelja po përballej me një depresion serioz. Ratajkowski mendon se ajo periudhë jo fort e lehtë, e ka mësuar si të kujdeset më mirë për veten.
Gjithashtu shpreson se ndarja e një pjesë të vogël të historisë së saj dhe disa shënime, mund të bëjë që dikush të ndjehet më pak i vetmuar.
“Kjo fotografi u realizua në fund të vitit të kaluar. 2019 ishte një nga vitet më të vështira të jetës sime. Nëna ime ishte vërtet e sëmurë, unë po luftoja një depresion serioz dhe gjithçka ndjehej shumë e pasigurt. Por unë tani jam e lumtur të them, që kam mësuar se si të kujdesem më mirë për veten time. Në përgjithësi nuk më pëlqen të jem tepër personale këtu, por këto ishin disa nga shënimet që i shkruaja në prag të Vitit të Ri. Doja t’i ndaja ato dhe një pjesë të vogël të historisë time, në rast se mund të bëjnë që dikush prej jush të ndjehet më pak i vetmuar me ankthin, konfuzionin ose frikën që mund të përjetoni tani”./tvklan.al