Modelja e njohur Emina Çunmulaj prej më shumë se tre vitesh ka nisur një bashkëpunim me fondacion “Fundjavë Ndryshe”, ku së bashku kanë ndihmuar shumë familje në nevojë. Çunmulaj dhe drejtuesi i Fundjavës Ndryshe, Arbër Hajdari kanë treguar historinë e e bashkëpunimit në emisionin “Historia e Fundjavës” në Klan Plus.
Shqiptarja që tashmë jeton në Amerikë, tha se nuk kishte besim në fillim që të bashkëpunonte, por pasi kishte bërë një investigim dhe kishte rezultuar se “Fundjava Ndryshe” ishte transparente vendosi që të bashkonin forcat për një qëllim. Prej tre vitesh bashkëpununimi është shumë i suksesshëm dhe mijëra familje tashmë buzëqeshin falë bamirësisë së tyre.
PJESË NGA BISEDA
Milori: Që kur nis bashkëpunimi Arbër?
Hajdari: Bashkëpunimi ka nisur rreth tre vite më parë në zonën e Shkodrës. Aty kemi bërë aktivtietet e para të bamirëisë. Para tre vistesh ka nisur bashkëpunimi për mua jo për Eminën.
Çunmulaj: Për mua ka nisur rreth katër vite më parë se ka bërë një investigim tek Arbri dhe tek Fundjava Ndryshe. Është një përgjegjësi e madhe, një ngarkesë e madhe t’i dedikohesh dikujt, t’i bashkangjitesh dikujt për bamirësi. Për mua transparenca dhe investigimi ka qenë kryesorja. Kështu që Arbri doli i partër.
Milori: E kalove Vetting-un?
Hajdari: E kalova Vetting-un. Më sillte njerëz të ndryshëm që nuk prezantoheshin fare me emrin e Eminës dhe bënin investigime.
Milori: Vërtetë ka ndodhur investigimi?
Hajdari: Është bërë realisht investigim.
Çunmulaj: Investigimi që kam bërë që se di, është akoma më i thellë. Është puna deri tek kjo, pasi një njëri arrin diçka në jetë. Unë disa gjëra i kam bërë me fat, por dhe me djersë. Jam e martuar me një zotni që ai lufton çdo ditë që të jetë i suksesshëm. Kur i bashkangjistesh dikujt me një emër që ke krijuar për veten është e domosdoshme që ta dish se me cilin me punë.
Milori: Derisa bashkëpunimi juaj ka tre vjet që po funksionon do të thotë që investigimi është kaluar me sukses dhe ne e kuptojmë tani që Arbër Hajdari ka kaluar në ca filtra të Eminca Çunmulajt dhe tani nuk ke më nevojë për Vetting nga në të tjerët. Tre vjet bashkëpunim, cilat kanë qenë momentet, çfarë produkti ka pasur ky bashkëpunim?
Hajdari: Ky bashkëpunim ka qenë i jashtëzakonshëm, vërtetë i jashtëzakonshëm për shkak të volumit të gjërave që kemi bërë. Aktiviteti ka qenë dhe brenda vendin, por dhe jashtë vendit. Domethënë Emina ka bërë organizime dhe jashtë vendit, në Amerikë. Duke njohur miqtë e vet, rrjetin e vet me varfërinë në Shqipëri. Si rralë herë personazhet shqiptarë që ne i kemi ftuar, Emina ndahet veç. Ndahet veç për një element shumë thelbësor, për elementin e thjeshtësinë. Ku për orë e orë pa fund që kemi harxhuar nëpër malet e Shqipërisë, ku dhe unë shkoja për herë të parë dhe pavarisht të gjitha vështirësive nuk thoshte kurrë që të kthehemi por thoshte se duhet të realizohej me çdo kush projektin që ishim nisur. /tvklan.al