Sonte në mbrëmje rreth mesnatës rikthehet në sezonin e 4-t televiziv, programi “Blu” nga gazetari Bledi Strakosha. I pari format i këtij lloji ne ekranet shqiptare, do të sjellë sërish në TV Klan rrëfimet e personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës në vend: si aktorë, këngëtarë, shkrimtarë, mjekë, politikanë, sportistë e figura të shquara të medias.
“Blue” rikthehet me surpriza të reja duke filluar qe nga skenografia, e realizuar mjeshtërisht nga Joni Peçi. I ftuari që do të çelë këtë sezon te 4-t, është shkrimtari i mirënjohur Gaqo Bushaka, krijuesi i Çufos dhe i shumë personazheve të tjerë të letërsisë për fëmijë, i cili për herë të parë në një ekran televiziv do të rrëfejë jetën e tij personale e profesionale.
Netët “Blue” të TV Klan premtojnë rrëfime unike, nga shumë personalitete shqiptare, por dhe të huaj./tvklan.al