Histori me Zhurmues do të qëndrojë në një nga ngjarjet më të bujshme të periudhës së diktaturës, e cila bën fjalë për ardhjen e grupit të Xhevdet Mustafes.
Qëllimi i tij, ishte atentati ndaj diktatorit. Familjare të pjesëtareve të grupit, dëshmitarë reale të ngjarjes dhe njerëz që u morën drejtpërdrejtë me këtë ngjarje do të jenë personazhet e programit “Histori me zhurmues” një speciale për vitin 1982.
Gani Mustafa, do të tregoje si u arratis vëllai i tij, Xhevdeti në vitet ‘60, fati i familjes së tij pas arratisjes dhe si i përjetuan ato dite shtatori kur grupi zbarkoi në Divjake.
Një tjetër personazh i ftuar do të jete edhe Hasan Luci, njeriu i sigurimit shqiptar që për një kohë të gjatë u mor me zbulimin e planit të këtij grupi.
Si u mënjanua në momentin e fundit nga operacioni, të vërtetat dhe të pathënat e kësaj historie spiunazhi që tronditi Shqipërinë e viteve ‘80.
Historinë e grupit do ta plotësoje Gafur Haznedari, vëllai i Sabaudinit, i cili konsiderohej si truri i grupit.
60-vjeçari në emër të një ideali, ky i arratisur politik, rikthehet në Shqipëri për të plotësuar misionin e jetës së tij.
Por një dëshmitar real i ngjarjes do të plotësojë kuadrin e kësaj historie, Kurt Sula, njeriu që deponoi se qëlloi mbi Xhevdet Mustafen pasi ky i fundit i vrau vëllanë./tvklan.al