Një spektakël origjinal i parealizuar më parë, një format i cili ka formën e një udhëtimi në vite e dokumentuar e dokumentuar nga kronikat dhe shtypi i kohës. Sonte “Histori me zhurmues” ndalon në vitin 1960 për të sjellë ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti sigurisht pa zhurmues.
Pandi Laço: “Siç e shihni ne jemi në momentin e dorës së fundit të natës së katërt të programit “Histori me zhurmues”. Sonte qëndrojmë në vitin 1960 që dihet nga të gjithë, ka qenë një moment shumë delikat për Shqipërinë, është prishja me Bashkimin Sovjetik dhe ne i kemi lënë një hapësirë të konsiderueshme këtij momenti historik në Shqipëri, por ka edhe ngjarje shumë interesante të tjera siç është një incident me motobarkën Ali Kelmendi, kronikat e këtij incidenti që kanë ndodhur në bregdetin Dalmat.”
Autorët e emisionit tregojnë, se ky produksion ka ngjallur interesin e publikut.
Pandi Laço: “Emisioni ka pasur goxha interes deri tani dhe për këtë dëshmojnë shumë mesazhe dhe emaile që kanë mbërritur në adresën tonë, [email protected] , ka sugjerime në to, njerëzit kanë interes dmth për programin “Histori me zhurmues” dhe unë jam shumë i kënaqur për momentin që qëllimi dhe audienca është arritur.”
Emisioni risjell në kujtesën e shikuesve ngjarjet dhe faktet që lidhen me momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë për rreth gjysmë shekulli. Këto ngjarje komentohen nga personazhe real, biografia e të cilëve është një pjesë e historisë së vendit tonë. Më shuam se 50 pjesë të emisionit do sjellin 50 vjet të historisë shqiptare që nga vitet 40 e deri në ato 90 nëpërmjet kinogjornaleve të kinostudios “Shqipëria e re”/tvklan.al