Histori me Zhurmues edhe këtë të diel do të sjellë në hapësirën e vetë televizive fakte dhe filmime të pa transmetuara më parë, lidhur me një tjetër vit të rëndësishëm të periudhës së diktaturës komuniste. Këtë herë do të jetë në fokus viti 1948, tepër i ngarkuar me ngjarje ndër të cilat prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe akuzimi i Ministrit të Brendshëm Koçi Xoxe, e cila solli edhe ekzekutimin e tij.
Dëshmia e zv/ministrit të brendshëm të asaj kohe Myftar Tare, do të jetë një nga momentet më interesante të kësaj të diele. Tare njeriu që mbajti lidhjet mes udhëheqësve komunist të vendeve të lindjes dhe komunistëve grek, i ngarkuar në krye të kundër zbulimit shqiptarë, do të sjellë fakte të pa kundërshtueshme edhe lidhur me luftën partizano-greke gjatë viteve 1946-’49, por Partia Komuniste Shqiptare i dha një ndihmë e suport të jashtëzakonshëm kundër forcave qeveritare monarko-fashiste.
Myftar Tare: “Edhe tempua erdhi mori pjesë doli në tribunë, erdhi në Pallatin e Brigadave, puthej me Enverin, puthej dhe me Koçin. Koçi me Enverin putheshin sa neve çuditeshim ç’u ka hipur kjo puthje, kjo dashuri që puthen thoshim me vete”.
Cili ishte Koçi Xoxe, një biografi nga historiani Gjergj Titani, do të hedhë dritë edhe mbi shumë diskutime e dyshime të hedhura mbi figurën e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe.
Gjergj Titani: “Bedri Spahiu tha ta rehabilitojmë Koçi Xoxen se e kemi pushkatuar kot dhe përpara popullit të dalë unë, sepse kur doli Bedri Spahiu nga burgu në qoftë se i kujtohet spektatorëve të tanë të respektuar, Bedri Spahiu shkoj te një artikull tronditës. Bedri Spahiu, revizionon Bedri Spahiun. Nuk e dëgjoj askush”.
Kongresi i parë i PKSH-së, ndërtimi i hekurudhës e më pas me fillimet e industrisë mekanike me një nga pionierët e uzinës Enver Përparim Kajca, si dhe spikerja, këngëtarja dhe gazetarja Viktori Xhomo. Një nga figurat më interesante të Radio Tiranës. Këta do të jetë personazhet e tjerë të ftuar të Pandi Laços, në kornizën e vitit 1948.
Viktori Xhomo: “Kshu që radio ishte shtëpia e dytë e imja. Unë me thënë të drejtën u dashurova pas radios”.
Kjo është nata e 8 në ciklin Histori me Zhurmues që nën regjinë e Bledar Laços, tashmë ka piketuar vetëm disa nga momentet më historike të Shqipërisë në gjysmë shekullin fundit por dhe zhurmuesi ka funksionuar rregullisht gjatë viteve të diktaturës./tvklan.al
Gazetare: Xhumelina Dervishi
Montazh: Ergis Hasanbelli