Klaus Gjasula do të vazhdojë karrierën në Ligën e Tretë gjermane. Mesfushori shqiptar, u prezantua te skuadra e RW Essen, duke u larguar nga Darmstadt, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2021.
Futbollisti 35-vjeçar, ka vendosur të provojë një aventurë të re dhe ka zbritur një kategori më poshtë, ndërsa synon të ndihmojë Essen në arritjen e objektivit që është mbijetesa.
Për Gjasulën, Essen është klubi i 11-të në karrierë, pasi në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Freiburger, Bahlinger, W. Manheim, MSV Duisburg, K. Offenbach, Stuttgart Kickers, Hallescher, Paderborn, Hamburg dhe Darmstadt.
Kujtojmë se në verë, Gjasula ishte pjesë e Shqipërisë në Europian, ku shënoi edhe një gol ndaj Kroacisë, ndërsa pas këtij turneu njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja kuqezi. /tvklan.al