Njeriu dhe disa gjitarë të zhvilluar ka privilegjin e çuditshëm e të qenit banor i dy botëve. Shijon çdo ditë ndryshimin e dy llojeve të ndryshme eksperiencash, kur është zgjuar dhe kur është në gjumë. Secila ka logjikën dhe kufijtë e saj dhe nuk egziston asnjë arsye që të konsiderohet njëra botë më e rëndësishme se tjetra.
Bota e ëndrrave me gjithë mistikën e saj na bën që të takojmë dhe të komunikojmë me shokë të largët, njerëz që kanë vdekur ose që në realitet nuk i kemi takuar kurrë. Që në kohët e lashta, në poemat e Homerit ëndrrat përshkruheshin si lajmëtarë që hynin fshehurazi natën dhe i jepnin njeriut një mesazh të caktuar.
Por edhe pse kanë kaluar shekuj, për shkencën mbetet ende mister arsyeja pse ëndërrojmë. Psikoanalistë, poetë a shpjegues ëndrrash janë munduar të shpjegojnë ëndrrat, domethënien e tyre, por se çfarë fshihet pas misterit të ëndërrimit askush nuk mund ta thotë me siguri.
Për shkencën është ende një mister pse ëndërrojmë, cili është kuptimi i fantazisë sonë gjatë natës. Çdo natë në ëndrrat tona na shfaqen imazhe të ndryshme dhe të çuditshme. Çfarë fsahihet pak kësaj ngjarje misterioze akush nuk mund ta thotë me siguri.
Shkencërisht, kur flemë ne humbasim kontaktin me botën e jashtme, bëhemi spektatorë të imazheve fantastike të ëndrrës, e cila na përcjell emocione të forta. Vetë truri i njeriut në faza të caktuara të gjumit bëhet aktiv sikur të jemi zgjuar.
Edhe pse ëndrrat janë shoqëruesit e hershëm të njerëzimit, vetëm përpara 50 vitesh u zbulua se ato ndodhin në fazën e gjumit, e cila është e karakterizuar nga një lëvizje karakteristike e syve, e quajtur REM.
Por shumë kohë para se të lindte neuroshkenca, babai i psikoanalizës Sigmund Froid, ishte ai që i dha ëndrrave një rol të veçantë në psikikëm njerëzore. Sipas tij, vizionet që na shfaqen natën kanë një gjuhë simbolike për të shfaqur instiktet e ndaluara, që për Froidin janë veçanërisht të natyrës seksuale.
Njerëzit kalojnë zakonisht rreth 6 vjet të jetës duke ëndërruar. Jo më kot njerëzimi i ka quajtur gjithmonë thelbësore, duke pyetur se çfarë kuptimi do të kishin. Me hsije të mirë apo të keqe, ëndrrat zënë pjesën më të madhe të bisedave të mëngjesit. Ato shndërrohen jo rrallë herë në qëllime për t’u realizuar, në përpjekje për të arritur diçka të ëndërruar.
Ëndrrat janë pas dashurisë motivi më i madh i poetëve, frymëzimi i shumë shkrimtarëve, ndaj dhe një nga novelat më të bukura të shkruara ndonjëherë në shqip titullohet “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.
Për të diskutuar mbi ëndrrat në emisionin ‘”Opinion” ishin të ftuar Preç Zogaj, Bujar Kapexhiu, Arlinda Dudaj, Adriana Anxhaku, Silvana Loka dhe Ermal Hasimja./tvklan.al