Enea Mihaj po vëzhgohet nga ekipi spanjoll i Selta Vigos sipas gazetës AS.
Mbrojtësi i Kombëtares i cili aktivizohet me Familisao në Portugali shikohet si një përforcim për sezonin e ardhshëm nga klubi i La Ligas.
26-vjeçarit i përfundon kontrata në 30 qershor dhe del lojtar i lirë. Enea Mihaj e nisi karrierën në Greqi, ndërsa në Portugali luan prej 2022.
Tv Klan