“Kënga Magjike” në Tv Klan është festivali muzikor, i cili gjithmonë ka sjellë risi, jo vetëm në rryma muzikore, e performanca skenike, por edhe në stile e dukje.
Java e katërt e konkurrimit përpos se dhuroi këngë me tematike sociale, duke ndërgjegjësuar publikun gjithashtu solli edhe një risi, e cila duhet thënë që na la pa fjalë. Ishte pikërisht këngëtarja Eneda Tarifa, e cila zgjodhi të na shokojë me pamjen e saj.
Në skenën magjike, kampionia e “Ma zgjat dorën”, vendosi të vijë gjysmë e veshur si grua, e gjysmë e veshur si burrë, por detaji i cili la pa fjalë një pjesë të mirë të fansave të saj, ishte koka gjysmë e qethur. Por cili është motivi pas këtij look-u?
Vlen të theksohet se kënga e saj konkurruese titullohet “Më fort”.
Tarifa zgjedh të vijë me një temë sociale. Nëpërmjet këngës, Eneda zgjedh të jetë zëri i shumë vajzave dhe djemve, të cilët kanë humbur forcën dhe motivin për të vazhduar përpara sfidat e jetës.
Këngëtarja përcjell mesazhin që brenda nesh nuk duhet të triumfojë vetmia, si për vajzat, njejtë dhe për djemtë.
Nëpërmjet këtij look-u, Eneda Tarifa zgjedh të protestojë kundrejt çdo momenti të vështirë në jetën e çdokujt, duke u bërë një pikë frymëzimi për fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj.
Kauzën dhe misionin e këngës “Më fort”, Eneda Tarifa e përmbylli duke thënë: Jam e bindur që të gjitha gratë, kanë menduar që po mbajmë peshën e një burri, janë të lodhura por ia dalin vetë jetës. Nga ana tjetër kur vendosesh nën petkun e një burri, është e trishtueshme të mendosh se sa mundim i duhet një mashkulli, te jetë “burrë” dhe të kuptojë se sa vuan një grua.
/tvklan.al