Eneo Bitri shënon goli e parë në Superligën polake. Mbrojtësi shqiptar realizoi në barazimin 2-2 që Crakovia regjistroi në shtëpi ndaj Widzew Lodz duke qenë edhe ndër lojtarët më të mirë në fushë. Bitri gjeti kohën dhe momentin e duhur gjatë një goditje nga këndi për të tundur me kokë rrjetën. Një gol tepër i bukur që pritet ta ndihmojë 27-vjeçarin për të qenë protagonist edhe në duelet e radhës.
Qendërmbrojtësi ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën e Krakovia që ka harruar shijen e fitores në 5 takimet e fundit. Ish-futbollisti i Partizanit beson tek një paraqitje e mirë me skuadrën polake për të qënë një prej kandidatëve për një vend në kampionatin Europian me kombëtaren Shqiptare. Mbrojtësi ka qënë tre herë pjesë e kuqezinjve dhe një rikthim do të ishte lajm vërtetë i mirë për të, ndërsa përfaqësuesja jonë do të kishte një alternativë me shumë eksperiencë në dispozicion.
Klan News