Librat për fëmijë janë shumë të rëndësishëm për rritjen e tyre. “Dante Qullaci” me autore Isabella Paglia, “Këpucët jeshile që ngjallin zili” me autor Alberto Pellai dhe “Tit Hutaqi” e Anna Lavatelli ishin tre sugjerimet më të fundit që u dhanë sot përmes emisionit “Rudina”, në Tv Klan.
Për të folur më shumë rreth këtyre librave, të cilët mund t’i gjeni tek Panairi i Librit që ka nisur sot, ishte në studio gazetari dhe pedagogu Erion Kristo, i cili është edhe përkthyesi i tyre. Gjatë emisionit Kristo tha se librat sjellin tri histori që na tregojnë si të fitojmë mbi bullizmin.
https://youtu.be/m-US4W3TIGI?t=1m33s
“Zgjodha të përkthej këto libra sepse në përgjithësi bullizmi është një dukuri që vazhdon në shoqërinë shqiptare edhe kur njerëzit bëhen të rritur. Ka më shumë bullistë nëpër rrugë dhe lagje sesa nëpër shkolla. Është një dukuri që prek fëmijët dhe mund t’i ndikojë ata. Njerëzit mund t’i ngacmojnë të tjerët vetëm se dikush vjen nga një krahinë tjetër dhe ka theksin e zërit ndryshe. “Këpucët jeshile që ngjallin zili” tregon se ajo që është ndryshe është vlerë pak më e shtuar. Të tre këta libra trajtojnë pak a shumë bullizmin”,
tha Kristo
Librat janë të rekomanduar për lexime shkollore për fëmijët e ciklit fillor.
/tvklan.al