9 muaj pas denoncimit të zyrës për mbrojtjen e konsumatorëve Erion Veliaj ish-kreut të organizatës Mjaft i është hapur një procedim penal pranë prokurorisë së Tiranës për evazion fiskal.

Këtë fakt e ka pohuar kreu i zyrës për mbrojtjen e konsumatorëve Altin Goxhaj, i cili vitin e shkuar akuzoi Mjaft si dhe dy organizata të tjera për veprime të paligjshme, që sipas tij i  kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 300 milion lekësh.

Altin Goxhaj: “Vetëm një javë më parë Erion Veliaj deklaroi në një gazetë shqiptare se Mjaft-i do të shkrihet. Pra pikërisht momenti  ku filloi procedimi penal Erion Veliaj do zhduki gjithë dokumentacionin e fundit që ka mbetur. Minimumi i të dhënave që ne disponojmë në 5.4 milion euro që është evazioni fiskal pra i Erion Velias dhe rezulton që të jetë rreth 300 milion lekë të vjetra mungesë në arkën e buxhetit shqiptar që duhet të ishin depozituar si pasojë  e tatimit  mbi të ardhurat, si pasojë e evazionit fiskal dhe si mbi të gjitha mbi faturat joreale që kanë faturuar bizneset e paligjshme të vllait të Erion Velisë siç është grafik propaganda.”

Dosja me numër 33 79 kundër Erion Veliajt po hetohet nga njësia e përbashkët hetimore për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Sipas Goxhajt verifikimi i llogarive bankare do të jetë prova që organizata Mjaft dhe si motrat e saj kanë konsumuar veprën penale ndaj evazionit fiskal./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi