Erling Haland rrezikon burgun në Zvicër. Shkak do bëhet një gjobë e papaguar prej 64 Eurosh dhe mund të kalojë 24 orë në qeli nëse nuk shlyhet.
Në mes të një krize të rëndë sportive, te Manchester City po qarkullon një lajm i bujshëm. Erling Haaland rrezikon burgun për shkak të një gjobe të papaguar.
Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, sulmuesi norvegjez nuk ka shlyer detyrimet financiare në Zvicër. Duke iu referuar këtyre burimeve, bëhet fjalë për një shifër prej 64 Euro, të cilën Haaland e ka neglizhuar për ta paguar.
Arsyeja nuk bëhet e ditur, gjithsesi, norvegjezi kalon shumë kohë në Zvicër duke qenë se babai i tij jeton aty që nga viti 2023. Prandaj, ka mundësi që krimi i kryer të ketë qenë thjeshtë shpejtësia.
Lajmi është befasues kur merret parasysh madhësia e gjobës dhe paga e sulmuesit prej 20 milionë Euro në sezon. Nëse nuk paguan, Haaland mund të arrestohet sapo të shkelë në tokën zvicerane. Gjoba është ekuilavente më një ditë burgim, por që natyrisht do të paguhet nga ana e 24-vjeçarit.
Klan News