Qeveria greke premton angazhimin e saj për zgjidhjen ligjore të çështjes për vrasjen e të riut shqiptar Vullnet Bytyçi dhe zbatimin me rreptësi të ligji për dënimin e autorit.
Kështu deklaroi ministrja jonë e Integrimit Ermelinda Meksi pas kthimit nga vizita dhe takimet që pati me përfaqësues qeveritar dhe autoritete të tjera në Greqi.
Ermelinda Meksi: Konkretisht sot nëpërmjet autoriteteve më të larta të Ministrisë së Jashtme i ishte njoftuar ambasadës sonë në Athinë sa vijon: Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Rendit, ka raportuar në Ministrinë e Jashtme për ti bërë me dije autoriteteve të larta shqiptare që policit që realizoi incidentin, vrasjen do ti paraqitet akuza për vrasje me paramendim dhe ti kërkohet fuqimisht organeve të drejtësisë të shpien deri në fund dënimin. Autoritetet e larta greke që në fillim të takimeve shprehën keqardhje për ngjarjet e ditëve të fundit në kufirin shqiptaro-grek me pasojë humbjen e jetës së të rritur Vullnet Bytyçi. Zoti Papandreu shprehu gjithashtu ngushëllimet në emër të qeverisë greke për familjen e të ndjerit dhe në të njëjtën kohë konfirmoi angazhimin e qeverisë greke për zgjidhjen ligjore të kësaj çështje duke zbatuar me rreptësi ligjin.
Ministrja Meksi konfirmoi se do të ketë lehtësia për emigrantët shqiptarë në Greqi si dhe u shpreh se nuk është e vërtetë që ky shtet ka rinisur fushatën për kthimin e tyre në vendin tonë./tvklan.al