Ertjan Kofsha, ka fituar tre medalje për Shqipërinë, në Europianin e Peshëngritjes U-23, që po zhvillohet në Poloni. Peshëngritësi shqiptar, u shpall kampion Evrope në stilin e shkëputjes, ku mori medaljen e artë me 162 kg.
Gjithashtu, 19-vjeçari, u shpall nënkampion Evrope me dy medalje të argjendta, në shtytje dhe dygarësh, me 354 kg të ngritura në total.

Një sukses tejet i rëndësishëm në Europianin e Peshëngritjes për U-23, aty ku Kofsha i ka sjellë tre medalje Shqipërisë. Rezultat pozitiv pritet edhe nga peshëngritësi tjetër shqiptar, Franko Ferra. /tvklan.al