Ertjan Kofsha ka marrë 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Europian për të rinj dhe 23-vjeçarët që po zhvillohet në Poloni.

Peshëngritësi shqiptar arriti një rezultat tjetër të rëndësishëm në aktivitetet ndërkombëtare ku u shpall kampion Europe në shkëputje dhe nënkampion në shtyrje e dygarësh.

19-vjeçari shënoi këtë sukses në peshën deri 96 kilogramë dhe që vjen pas bronzit të marrë në Botërorin e të rinjve pak kohë më parë.

Në provën më të mirë në shkëputje Ertjani ngriti 162 kilogramë, në shtyrje 192 dhe dygarësh 354, një rezultat më i mirë se ai i arritur në Shtator në Spanjë.

Ertjan Kofsha konsiderohet si një nga talentet e peshëngritjes shqiptare, pasi ka marrë shumë medalje për moshat.

Tv Klan