Ervin Salianji do vijojë të qëndrojë në burg, për të vuajtur dënimin me 1 vit caktuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për kallëzim të rremë ndaj vëllait të deputetit, Fatmir Xhafa.
Vendimi u mor nga Gjykata e Lartë e cila rrëzoi rekursin e Salianjit, që kërkonte rrëzimin e vendimit të 27 Shtatorit 2024, si dhe fitimin e lirisë.
Në fuqi u la dhe vendimi për gazetarin Jetmir Olldashi. Ky i fundit fillimisht vuajti 6 muaj burg, dënim që më pas u pezullua, për t’u konvertuar me 100 orë punë në interes të publikut.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë nuk ka vonuar dhe reagimi i vetë ish-deputetit, Salianji i cili thotë se nuk është habitur nga ky vendim dhe se betejën do ta vijojë në Gjykatën Kushtetuese e deri në Strasburg.
Edhe selia blu përmes nënkryetarit Luciano Boçi e cilësoi vendimin e togave të zeza të Gjykatës së Lartë në vazhdën e përdorjes politike të drejtësisë duke lënë në burg ish-deputetin demokrat.
“Lënia në burg e deputetit Ervin Salianji, tregon dhe një herë se Edi Rama nuk heq dorë nga paranoja për të kontrolluar sistemin e drejtësisë dhe për të goditur me të kundërshtarët politikë”, tha Luçiano Boçi, nënkryetari i PD-së.
Si ish deputeti ashtu dhe gazetari Jetmir Olldashi u vunë në akuzë nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë për vëllain e ish ministrit Fatmir Xhafaj.
Bëhet fjalë për denoncimet publike që Salianji dhe Olldashi publikuan përmes audo-përgjime, ku pretendonin se vëllai i deputetit socialist Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në çështje të trafikut të drogës në Vlorë.
Tv Klan