15 vjet pas inagurimit nga qeveria e djathtë, Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” Kavajë i është nënshtruar rehabilitimit.
Kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të deleguaren politike të PS në Qarkun Tiranë Elisa Spiropali vizituan ambientet e kësaj Qendre, model i parë i aplikuar në spitalet tona, që mundëson shërbime pranë vendbanimit jo vetëm për banorët e Kavajës dhe Rrogozinës, por edhe për turistët e shumtë që zgjedhin të pushojnë në plazhin e Golemit, Mali i Robit, Qerret dhe Spille.
Pjesë e rikonstruksionit janë pothuajse të gjithe pavionet.
Spitali i Kavajës ofron shërbim për afro 120 mijë banorë të kësaj bashkie si dhe Rrogozhinës. Pas binjakëzimit të dy spitaleve, në shërbimin e urgjencës vetëm gjatë vitit 2024 janë pritur rreth 18.720 raste.
Investimi për përmirësimin e infrastrukturës së spitalit përfshin hidroizolimin me tre shtresa të sipërfaqes së tarracës së spitalit për shkak të lagështirës së madhe të krijuar, rikonstruksionin e fasadës prej 10 mijë m2 me tullë terrakotë dhe grafiato dhe rehabilitimin e të gjitha shtresave të pllakave të korridorit të Maternitetit dhe të Pediatrisë.
Tv Klan