Demokrati Ervin Salianji kundërshton rezolutën antikorrupsion të mazhorancës duke deklaruar se është një dokumente propagandistik. I ftuar në Klan News ai tha se mazhoranca po synon me anë të këtij mekanizmi të kontrollojë drejtësinë.
Ervin Salianji, deputet i PD: Ky është një dokument propagandistik perfekt elektoral i propozuar nga Edi Rama në vitin e 11-të qeverisjes. I vetmi mesazh që përçohet nga kjo rezolutë është që një pjesë që nuk e kontrollon dot Rama të sistemit të drejtësisë t’i bëjë presion duke qenë edhe ne aty palë. Unë jam kundër kësaj gjëje dhe PD në masë, Grupi Parlamentar sot ishte kundër.
Salianji thotë se me kryeministrin Rama nuk duhet bërë asnjë marrëveshje dhe se aksioni i opozitës duhet të vijojë.
Ervin Salianji, deputet i PD: Unë i qëndroj të njëjtës linjë logjike që me Edi Ramën nuk ka marrëveshje.
Sa i përket debatit për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025. Salianji tha se ata nuk do të mund të votojnë për shkak të bllokimit që po i bën mazhoranca.
Ervin Salianji, deputet: Fakti që Edi Rama po nxjerr një rezolutë tjetër dhe po e zhvendos fokusin nga zgjedhjet dhe nga reforma zgjedhore duket që nuk e do.
Ervin Salianji pranoi se kandidat për kryeministër ne zgjedhjet e 2025 është kreu i opozitës Sali Berisha.
Klan News