Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka gjatë lidhjes direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj sa i përket listës së futbollistëve në Euro2024 u shpreh se ajo është një zgjedhje subjektive dhe reagime do të kishte për këdo që do të lihej jashtë listës.

Duka falenderoi të gjithë futbollistët dhe stafin e Kombëtares duke theksuar që ajo që është më e rëndësishmja është Kombëtarja dhe të gjithë duhet të gëzojmë për të.

Armando Duka: Padyshim që ka me të drejtë mërzi nga ata që nuk janë përfshirë në listë, por ajo që dua të mendoj dhe të përqëndrohem është që me këto futbollistë që ne kemi në gjermani, në dispozicion dhe me ndeshjen kundër Italisë. Nuk dua ta anashkaloj atë që thatë ju, por janë zgjedhje subjektive. Këto janë të mirat dhe të këqijat e futbollit. Fatmirësisht apo fatkeqësisht duhet të marrësh 26. Nëse nuk do të ishte njëri do të ishte tjetri. Do të kishim të njejtin diskutim. Të gjithë janë kualitete pothuajse të barabarta, por ja që duhen zgjedhur 26. Faleminderit për kontributin dhe uroj që do të vazhdojnë të kontribuojnë për Kombëtaren. Kombëtarja është më e rëndësishmja dhe nëse çunat që janë në Gjermani do të bëjën rezultat opozitiv padyshim që do t’i gëzojë të gjithë edhe ata që nuk janë në listë.

Ndërsa lidhur me deklaratat e ish-trajnerit Edy Reja ne mediat e huaja, Duka u shpreh falenderues ndaj tij dhe çdo trajneri tjetër, ku u shpreh se të gjithë kanë vendosur nga një ‘tullë’ në atë që kombëtarja është tani.

Armando Duka: Unë jam falenderues për të gjithë që kanë kontribuar në ekipin kombëtarë, jo vetëm trajner, por gjithë stafet, gjithë futbollistat dhe për këtë Federata e Futbolit i ka ftuar që të jenë pjesë e ndeshjes hapëse të gjithë qoftë edhe Edy Reja edhe Gianni De Biasi, gjithë trajnerët që e kanë drejtuar Shqipërinë, gjithë futbollistët që kanë luajtur për ekipin kombëtar shqiptarë. Të gjithë kanë vendosur nga një tullë, pavarësisht se të gjithë kanë pasur edhe ditë të këqija dhe të meta, por zhvillim pozitiv ka pasur dhe falë këtij zhvullimi pozitiv ne jemi këtu.

Tashmë jam para ndeshjes me Italinë. Dua të harroj të gjithë këto krahasime dhe dua t’i jap notat maksimale pozitive trajnerit aktual të Shqipërisë. Tek ai i kemi sytë të gjithë, tek ai trajner, tek ato futbollistë, tek ajo skuadër. Të gjithë jemi të emocionuar. Kam marrë mesazhe pafund. Njerëz që po udhëtojnë me makina dhe avionë për të ardhur në Dortmund dhe kjo tregon që të gjithë jemi të përqëndruar aty, kështu që më i miri është ai që është sot, futbollistët më të mirët janë ata që do të kemi në fushë, kështu që uroj që të na bëjnë sa më shumë krenar. Megjithëse unë jua kam thënë edhe më para jua kam thënë edhe në një takim në stërvitjen e hapur ne jemi krenar për këto çuna, ne jemi krenar për këtë skuadër, për këtë staf për çfarë na akanë bërë, a kanë bërë pjesë të Europianit, por gjithmonë presim më shumë. Duam të bëhemi edhe më shumë krenarë. 

Duka theksoi se trajneri Sylvinho është munduar që të injektojë tek Kombëtarja sloganin “Ne jemi një” dhe me këtë ekipi mund të bëjë përpara.

Armando Duka: Ajo që është munduar të injektojë Sylvinho është slogani “Ne jemi një” dhe pikërisht kjo është forca e kësaj skuadre. E kam thënë disa herë dhe besoj që nga të gjithë sportdashësit apo tifozët është konstatuar që nuk kemi nivele të larta Messi apo Ronaldo, por kemi një skuadër të mirë dhe me këtë slogan “Ne jemi një” ne mund të bëjmë përpara. Besoj që kjo është injektuar dhe besoj që nuk kemi tendenca për të treguar cilësitë dhe aftësitë individuale, por futbolli është i tillë që t’i luan me mënyra të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që ti luan për vete. 

/tvklan.al