Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Aldo Bumçi 2008

PD reagon ndaj qëndrimit të Ramës, shpifje për rrugën Durrës-Kukës – (30 Nëntor 2008)

Aldo Bumçi: “Motivet e kërkesës së zotit Rama për dorëheqjen e zotit Basha, janë të njëjta me motive për të cilat partia e tij e bllokoi rrugën për 8 vite me radhë. Bllokoi për 8 vite me radhë korridorin e shqiptarëve, për të cilët Edi Rama prej dy vitesh ka mobilizuar të gjithë makinerinë e...

Nëntor 30, 2008

Akuzat e prokurorisë për rrugën Durrës-Kukës, replika mes PS dhe PD – (29 Nëntor 2008)

Mimi Kodheli: “Ministri i pandehur i Punëve të Jashtme, i bën Shqipërisë dhe Kosovës një dëm shumë të madh. Lulzim Bashës i themi të mos e ndotë më ambientin publik me kundër akuza banale, por të çohet nga karrigia e ministrit dhe të ulët në karrigen e të pandehurit. Përpjekja e të pandehurit për shpërdorim...

Nëntor 29, 2008

Topalli komenton progres-raportin e KE, “Imunitetet e drejtësia prioriteti ynë” – (8 Nëntor 2008)

Brenda pak muajve parlamenti do të miratojë reformën në drejtësi dhe ligjin për kufizimin e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve. Garancia vjen nga kryeparlamentarja Topalli e cila ka bërë një analizë të përfundimeve të progres-raportit të KE për zhvillimin e Shqipërisë, e në mënyrë të veçantë të punës së parlamentit shqiptar gjatë këtij viti. Jozefina...

Nëntor 8, 2008

Kuvendi voton dekretet e presidentit Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë – (29 Korrik 2008)

Parlamenti ka dhënë pëlqimin për 6 dekretet e propozuara nga presidenti Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në seancën maratonë që ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndryshe nga votimi parë ku u rrëzuan 6 propozimet e ardhura nga kreu i shtetit, votimi i fshehtë këtë radhë nuk  ka...

Korrik 29, 2008

Komisioni i Ligjeve ratifikon kontratën për kartat e identitetit dhe pasaportave – (28 Korrik 2008)

Komisioni parlamentar i ligjeve dhe ai i ekonomisë dhe financave kanë ratifikuar kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike. Kontrata e lidhur mes ministrisë së brendshme dhe grupit Shazem Security dhe fondit shqiptar amerikan i ndërmarrjeve, respekton standardet më të mira për elementët e sigurisë së kartave elektronike....

Korrik 28, 2008

Komisioni i Ligjeve/ PS kundërshton kandidaturën e Neshat Fanës për në KLD – (28 Korrik 2008)

Opozita ka braktisur komisionin parlamentar të ligjeve gjatë kohës që po shqyrtohej kandidatura e Neshat Fanës, e propozuar nga mazhoranca për vendin vakant në KLD. Nënkryetari i komisionit Fatmir Xhafaj e konsideroi jo kushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren procedurën e ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Topalli, për të shqyrtuar kandidaturën e Fanës në një...

Korrik 28, 2008

Presidenti Bamir Topi dekreton 6 anëtarët e Gjykatës së Lartë – (8 Korrik 2008)

Presidenti i republikës Bamir Topi ka dekretuar 6 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Pas konsultimit të listës së 105 aplikantëve për vendet vakante në këtë instancë të gjyqësorit, kreu u shtetit ka përzgjedhur Andi Çelikun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat profesion që e ushtron prej 10 vitesh. Arjana...

Korrik 8, 2008

Komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e drafteve për “spiunët” – (7 Korrik 2008)

Komisioni i ligjeve ka filluar shqyrtimin në parim të tre projektligjeve për hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, duke konkretizuar debatin e ndezur politik të këtyre ditëve për këtë çështje. Por dy relatorët e caktuar nga komisioni Aldo Bumçi i mazhorancës dhe Arben Isaraj i opozitës, shprehën vlerësime të ndryshme lidhur me...

Korrik 7, 2008

Aldo Bumçi deklaratë për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë – (1 Qershor 2008)

Aldo Bumçi: “Partia socialiste ka ndërmarrë ditët e fundit një sulm dhe revansh politik për ti imponuar shumicës që të shkelë kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese në lidhje me emërimin e anëtarëve të gjykatës së lartë dhe gjykatës kushtetuese. Ne shprehim se kjo është një përpjekje sa primitive aq dhe e dështuar dhe e...

Qershor 1, 2008

Mbledhje qeverie/ Berisha bën publik projektet për rikonstruksionin e rrugëve – (14 Maj 2008)

Sali Berisha: “Vazhdon ofensiva demokristine.” Me këtë batutë të kryeministrit që i referohet demokristianëve të përfshirë nga një krizë brenda gjirit të tyre, ka nisur mbledhja e përjavshme e këshillit të ministrave. Kreu i ekzekutivit ka bërë publik vendimin e qeverisë për lëvrimin e 420 milion lekëve, që do të përdoren për zbatimin e projekteve...

Maj 14, 2008