Parlamenti ka dhënë pëlqimin për 6 dekretet e propozuara nga presidenti Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Në seancën maratonë që ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndryshe nga votimi parë ku u rrëzuan 6 propozimet e ardhura nga kreu i shtetit, votimi i fshehtë këtë radhë nuk  ka shënuar asnjë surprizë edhe pse ishte përfolur se do të rrëzoheshin dy kandidatura.

Në një sallë thuajse të boshatisur, ku përveç kryeparlamentares Topalli qëndronin vetëm 3-4 deputetë, sekretariati i votimit shpalli rezultate.

Jozefina Topalli: “Jepet pëlqimi për emërimin e zotit Guxim Zenelaj anëtar i Gjykatës së Lartë. Jepet pëlqimi për emërimin  e zonjës Evelina Qirjako anëtare e gjykatës së lartë, jepet pëlqimi për emërimin e zotit Andi Çeliku anëtarë i gjykatës së lart, Jepet pëlqimi për emërimin e zonjës Majlinda Andrea anëtare e gjykatës së lartë, të zotit Aleksandër Muska anëtar i gjykatës së lartë dhe të zonjës Ariana Fullani anëtare e gjykatës së lartë. Mbyllet sesioni, faleminderit dhe natën e mirë!”

Kandidatura më e votuar ishte ajo e Aleksandër Muskaj i cili mori 112 vota pro, 23 kundër dhe një abstenim. Ndërkohë që pas tij pëlqimin më shumë vota e mori e Arjana Fullani, plot 105 vota pro dhe 30 kundër. Evelina Qirjako arriti të marrë 102 vota pro, 31 kundër dhe tre abstenuan.

Dekreti për Guxim Zenelaj mori 98 vota, më pak të votuara rezultuan kandidaturat e Majlinda Andreas dhe Andi Çelikut të cilët morën përkatësisht 74 votra dhe 72 pro. Po kështu parlamenti arriti të miratojë me 83 vota pro kandidaturën e Neshat Fanës e propozuar nga mazhoranca për anëtar të  KLD./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama