Mimi Kodheli: “Ministri i pandehur i Punëve të Jashtme, i bën Shqipërisë dhe Kosovës një dëm shumë të madh. Lulzim Bashës i themi të mos e ndotë më ambientin publik me kundër akuza banale, por të çohet nga karrigia e ministrit dhe të ulët në karrigen e të pandehurit. Përpjekja e të pandehurit për shpërdorim detyre Lulzim Basha që ta kthejë këtë çështje ordinere grabitjesh, fondesh publike në një çështje politike është thjesht dhe vetëm mjerane. Për atë personalisht dhe e turpshme për një qeveri që u votua për të punuar me duar të pastra.”
Aldo Bumçi: “Edi Rama pas formulimit në zyrat e tij të akt-akuzave politike për rrugën Durrës-Morinë, mendon se mund të lajë duart si Pons Pilati, duke u fshehur pas shërbesave të mercenarëve të keqpërdorur. Është tmerri dhe turpi historik i Ramës dhe mercenarëve të keqpërdorur prej tij, që në një verbim politik të paprecedentë morën përsipër gjykimin e akteve kolektive, duke shkelur vendimet e gjykatës e duke u faktuar shqiptarëve amoralitetin e tyre të plotë. Ky akt i turpshëm është dëshmi e qartë dhe pastër se asgjë qetëson dot tmerrin, që ato kanë nga ndërtimi i korridorit të shqiptarëve. Duhet t’i themi zotit Rama se më asgjë s’mund të fshehë formulimin e akuzave politike në zyrën e tij dhe shpalljen e tyre nga mercenarë të cilët shkelmojnë ligjin dhe veten e tyre.”/tvklan.al