Aldo Bumçi: “Motivet e kërkesës së zotit Rama për dorëheqjen e zotit Basha, janë të njëjta me motive për të cilat partia e tij e bllokoi rrugën për 8 vite me radhë. Bllokoi për 8 vite me radhë korridorin e shqiptarëve, për të cilët Edi Rama prej dy vitesh ka mobilizuar të gjithë makinerinë e shpifjes dhe trillimeve kundër kësaj. Ai sot kërkoi dorëheqjen e zotit Basha sepse ai në përputhje të plotë me programin e PD, jetësoi vullnetin e qeverisë për ndërtimin e aortës së kombit dhe se më vonë në detyrën e vet si ministër i jashtëm u shndërruar në një promotor të zbatimit të politikave integruese të Shqipërisë. Pas pavarësisë së Kosovës dhe ftesës së Shqipërisë për në NATO, autostrada Durrës-Morinë është vendimi më historik i shqiptarëve për këtë shekull. Ky projekt shënon dështimin e plotë dhe përfundimtar të armiqve kundërshtar të rrugës. Kujtojmë këtu se PS për 8 vite me radhë taksoi shqiptarët me një vlerë 300 milion dollar taksë për rrugën. Nga të cilat u përdorën as dhe një qindarkë jo për ndërtimin, por as dhe për projektin e saj. Përkundrazi e bllokoi atë për 8 vite rresht. Zoti Basha ka mbështetje të plotë e totale dhe vlerësim për kontributin e tij tejet të çmuar në integrimin e vendit në institucionet Euroatlantike. Ai që ka kohën të numëruar në politikë, është Edi Rama. Përfundimi i rrugës i rezervon atij koshin e historisë.”/tvklan.al