Lajme Arkiva 2003
Rebelimi i mbrëmshëm në burgun e Dubravës rezultoi tragjik. 5 të vdekurve 16 të lënduar. Të burgosurit e pakënaqur me kushtet e jetesës në këtë burg ja vunë zjarrin pavijonit të dytë. Disa të burgosur me forcë mundën gardianët, ju morën atyre qeset e të gjitha qelive.
Me këtë rast të burgosurit e liruar i liruan të gjithë të burgosurit e tjerë dhe kërcënuan zyrtarët që t’ju përmirësojnë kushtet elementare për jetesë. Të burgosurit pasi mundën gardianët i liruan atë dhe nuk ndalën asnjë peng.
Zjarri ka kapluar dalëngadalë katin e parë të këtij pavijoni e më pas është shpërndarë në katin e dytë. Edhe kësaj here ekipet tona televizive nuk u lejuan të filmojnë nga afër. Madje edhe familjarët e të burgosurve nuk kanë pasur qasje në informacion të të lënduarve.
Kryeministri Rexhepi pas një mbledhje të jashtëzakonshme tha se KOFI e ka pranuar përgjegjësinë për një menaxhim të tillë të burgut. Rexhepi ka kërkuar që të krijohet një komision i pavarur i cili do të përbëhej nga komisioni i pavarur i cili do të përbëhej nga këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut .
Bajram Rexhepi: Ne thirrëm një mbledhje urgjente të qeverisë ndërkohë që ishim në lidhje me zëvendës administratorin dhe me disa infrastruktura të tjera po të kemi informata të sakta.
Në burgun e Dubravës ka gjithsej 800 të burgosur të cilët janë të ndarë në pavijone të ndryshme varësisht prej vuajtjes dhe kategorisë së dënimit./tvklan.al