Kryeministri Fatos Nano së bashku me homologun e tij të Kosovës Bajram Rexhepi kanë përuruar kompleksin e ri doganor të Morinës, i ndërtuar me një financim të Bankës Botërore me një vlerë prej nëntqind mijë dollarësh. Projekti i modernizimit të ksaj pike ishtë në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Kryeministri Nano e konisderoi përurimin e kësaj pike doganore të modernizuar si një ngjarje të rëndsishme që lidhet drejtpërsëdrejti me lehtësimin e lëvizjeve ndërkufitare të njerzve, vlerave dhe kapitaleve.
Fatos Nano: “Sot në vijën kufitare me Kosovën funksionojnë pesë vëndkalime tokësore, përveç Morinës dhe Shishtavecit e Urgjocit ktu n’ Kukës edhe Qaf Prushi dhe Qafë Morina respektivisht e Hasit dhe e Tropojës të cilave së shpejti po u shtohet dhe Dobruna. Objekti më i rëncishëm për ne mbetet modernizimi nën shembullin e Morinës edhe i pikave të tjera të kalimit kufitar dhe doganor, pajisja e tyre me shërbime të plota dhe thellimi i flukseve të mallrave dhe të njerzve, forcimi i bashkpunimit ekonomik dhe i vlerave.”
Edhe kryeministri kosovar Rexhepi vlerësoi si shumë të rëndsishme hapjen e pikës doganore të Morinit si një mënyrë që do të çojë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe rritjen e bashkupnimit midis dy vëndeve. Më pas kryeministri Nano vizitoi edhe qytetin e Prizrenit dhe pasdite është takuar me kryeadministratorin e kosovës Harri Holtern (Harry Holter). /tvklan.al