Sekretariati i Etikës do të vendosë sot pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës që shkaktuan trazira dhe dhunë në seancën plenare të së hënës.

Mbledhja nisi në orën 15:00, por u ndërpre për shkak se disa deputetë të Partisë Demokratike nuk lejuan zhvillimin e saj në kuadër të aksionit tyre opozitar të mosbindjes civile.

Mazhoranca tentoi ta vazhdonte mbledhjen në një tjetër sallë të Kryesisë së Kuvendit, por sërish deputetët e opozitës nuk e lejuan duke e bllokuar.

PS ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve opozitarë për dhunës që shkaktuan në Parlament të hënën, ku hodhën sende të forta drejt kryeparlamentares, dogjën karrige në oborrin e Kuvendit dhe nuk lejuan deputetë të mazhorancës që të merrnin fjalën.

/tvklan.al