U punësuan dhjetëra persona fiktivisht në bashki, çfarë po heton prokuroria
Rreth një vit më parë treguam me zë dhe figurë, se dhjetëra qytetarë të zonës së Devollit ishin punësuar fiktivisht. Ata punonin në sektorin privat dhe rezultonin njëkohësisht si punonjës Bashkie në Bilisht. Kështu Elton Kupe punonte si shofer kamioni, por figuronte edhe si shofer i kryetarit Bashkisë Bilisht. Ergi Agolli dhe Marsel Muzikanti shkonin...