Sipas MeteoAlb, edhe të dielën; vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat  malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvecc kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al