Dashi-Sot qielli duket më pak i favorshëm. Është thelbësore t’i kushtoni kohë reflektimit personal brenda çiftit. Mos lejoni që shqetësimet të largojnë vëmendjen tuaj nga ndërtimi i një jete së bashku me ata që doni. Përballuni me situata komplekse duke krijuar një komunikim të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj.
Demi-Mos u mundoni të gjeni përgjigje sot, sepse me siguri do të ndiheni të frustruar. Sa më pak të përpiqeni t’ua detyroni vullnetin tuaj të tjerëve, aq më shumë do të zbuloni se gjërat shkojnë ashtu si ju dëshironi. Sot nuk ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve për problemet. Bëhet fjalë për të shijuar atë që keni mësuar dhe arritur tashmë.
Binjakët-Prej pak kohësh marrëdhënia në çift nuk është më e qartë, ku ka dyshime dhe xhelozi të shumta. Është më mirë që të bëni durim, se sa të thoni gjëra të gabuara. Do të përjetoni momente tensioni dhe mungesë vendosmërie, lidhur me raportin ku jeni të përfshirë.
Gaforrja-Do të keni shumë fantazi në jetën dashurore sot. Çdo problem mund të zgjidhet nëse fokusoheni. Shijoni atmosferën nëse dilni për një takim.
Luani-Nuk do të ndiheni të qetë sot ju të dashuruarit. Në shumë momente do të keni dyshime për partnerin/en dhe nuk do arrini të qartësoni asgjë. Në lidhje me financat, gjithçka do të ecë mirë nëse arrini ta kufizoni veten.
Virgjëresha-Yjet janë në anën tuaj momentalisht, por ekziston rreziku që diçka do të ndodhë dhe do t’ju vendosë kundër të tjerëve. Bëni kujdes çfarë thoni, si për çështje personale ashtu edhe ato personale.
Peshorja-Në fushën emocionale, gjithçka do të jetë e madhe, si sentimentale dhe erotike. Yjet rekomandojnë që mos të neglizhoni partnerin/en edhe nëse diçka është e gabuar. Njohuri të shkëlqyera do t’ju lejojnë të kapni mundësi interesante dhe të dobishme për profesionet tuaja.
Akrepi-Fillimi i ditës së sotme do të jetë i vështirë. Projekte të reja dhe ndryshime në punë do t’ju prishin programin e ditës. Bëni mirë të rifilloni palestrën, pasi e përdorni edhe si pjesë të meditimit.
Shigjetari-Dita premton të jetë e dobët dhe e paqëndrueshme, veçanërisht në marrëdhënie. Përpara se të veproni ose të flisni, merrni frymë thellë për të shmangur hapat e gabuar. Në dashuri, hapja më shumë me partnerin mund të çojë në kënaqësi.
Bricjapi-Mund të ketë një element mjaft konfuz sot. Ndiheni të tunduar për të aktruar, por disa nga pjesët duket se mungojnë. Mund të jetë e vështirë të marrësh një vendim, pasi nuk je shumë i qartë.
Ujori-Kjo ditë do t’ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do t’ju fusin në ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj jave, pasi rrezikoni që të gaboni.
Peshqit-Është e vështirë për të përcaktuar se çfarë po ndodh tani. Jeni ndjerë të sigurt me një person të veçantë. Megjithatë sot gjërat ndryshojnë disi, por duhet të keni besim që do të rregullon./tvklan.al