Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gjeorgjina Kuli

Sëmundjet kronike kërcënojnë rëndë shëndetin publik, alarmi vjen nga ISHP – (2 Qershor 2009)

Sëmundjet kronike po kërcënojnë realisht shëndetin publik, ky alarm u dha  nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, gjatë konferencës mbarëkombëtare për shëndetin publik. Drejtori i ISHP-së u shpreh se personat e prekur nga sëmundjet kronike po vijnë gjithnjë e në rritje, ndërsa janë ulur ndjeshëm prekshmëria nga sëmundjet infektive. Alban Ylli: “Do...

Qershor 2, 2009

Anila Godo te onkologjiku, prezanton aparaturat e reja moderne mjekësore-(19 Maj 2009)

Shërbimi onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, është pajisur me një aparaturë të re kobalti dhe një aparaturë për kancerin gjinekologjik. Gjatë inaugurimit Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, u shpreh se investimi në këtë shërbim me vlerë 1 milion dollarë është bërë nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me agjencinë atomike të kancerit. Anila Godo:...

Maj 19, 2009

Diagnostikohet i sëmuri me malarie, Kuli: Nuk rrezikohemi nga kjo sëmundje-(19 Maj 2009)

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, deklaron se në shërbimin infektiv është izoluar një shtetas anglez që dyshohet se është me malarie, por Kuli sqaron se ky nuk përbën rrezik për qytetarët. Gjerogjina Kuli: “Sepse malaria nuk përhapet me rrugë aerogene. Malaria që të realizojë ciklin e saj duhet të ketë edhe mushkonjën Anofele...

Maj 19, 2009

Anila Godo në Durrës për krijimin e strategjive të përbashkëta në rajon-(9 Maj 2009)

Krijimi i strategjive të përbashkëta me vendet e rajonit në fushën e shëndetësisë ka qenë pika kryesore ku është përqendruar Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë fjalës së saj në konferencën ndërkombëtare Neuromesdheut, ku merrnin pjese specialistë të fushës së neurologjisë në Shqipëri si dhe në Mesdhe. Godo theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e rritjes së...

Maj 9, 2009

Analiza vjetore e QSUT, Godo: “Vit i suksesshëm por duhen edhe përmirësime” – (29 Janar 2009)

Një vit i suksesshëm por edhe me çështje që duhen përmirësuar, kështu e ka cilësuar Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, veprimtarinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në analizën e këtij institucioni për vitin 2008, ministrja Godo i kushtojë rëndësi reformimit që po ndërmerret në sektorin e shëndetësisë. Anila Godo: “Reforma spitalore e cila tashmë...

Janar 29, 2009

Konferenca për kancerin e qafës së mitrës, 100 raste të reja në vit në vendin tonë – (19 Janar 2009)

Kanceri i qafës së mitrës është tumori i dytë më i shpeshtë te gratë pas atij të gjirit. Në botë çdo 2 minuta një femër vdes nga kjo sëmundje, ndërsa në Europë çdo 18 minuta. Sipas specialistëve informimi dhe sensibilizimi është rruga më e mirë në parandalimin e sëmundjes, një temë në të cilën u...

Janar 19, 2009

Ministrja Godo reagon ndaj plagosjes së mjekut Agron Ylli-(14 Dhjetor 2008)

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj plagosjes se mjekut Agron Ylli, në një ngjarje të ndodhur paraditen e së shtunës në kryeqytet. Në një konferencë të posaçme për shtyp ministrja Anila Godo e dënoi sulmin, për te cilin tha se erdhi si pasoje e refuzimit të korrupsionit nga mjeku që nuk pranoi të shkelte rregullat....

Dhjetor 14, 2008

Gjeorgjina Kuli për rrezikun e dështimit të tenderave nga anomalitë në QSUT-(19 Shtator 2008)

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, Gjeorgjina Kuli, ka deklaruar se për shkak të anomalive të konstatuara në procedurat e prokurimeve në institucionin që ajo drejton prej pak ditësh rrezikohet dështimi i tetë tenderave për blerjen e ilaçeve dhe aparaturave. Gjeorgjina Kuli: “Po bëjmë një pjesë të prokurimeve, të cilat duhet të ishin bërë...

Shtator 19, 2008

Kriza e medikamenteve në QSUT nxit hetimin e tenderëve – (12 Shtator 2008)

Kriza e tejzgjatur e medikamenteve në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ka çuar në zbulimin e disa shkeljeve të kryera në procedurat e tenderimit si dhe në stoqet e ilaçeve të skaduara në farmacitë e kësaj qendre. Ekzistenca e një sasie të konsiderueshme preparatesh të skaduara, anomali në tenderët për ilaçet dhe në emërimet për...

Shtator 12, 2008