Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, deklaron se në shërbimin infektiv është izoluar një shtetas anglez që dyshohet se është me malarie, por Kuli sqaron se ky nuk përbën rrezik për qytetarët.

Gjerogjina Kuli: “Sepse malaria nuk përhapet me rrugë aerogene. Malaria që të realizojë ciklin e saj duhet të ketë edhe mushkonjën Anofele dhe një sërë vektorësh që të mbyllin transmetimin. Neve këtë mushkonjë fatmirësisht e kemi shfarosur nga vendi ynë dhe nuk kemi raste të tilla, kështu që në qoftë se do të diagnostikohet që ky rast është pozitiv do të mjekohet edhe do të merren të gjitha masat në mënyrë që të ngelet thjesht aty.”

Shtetasi anglez që dyshohet se është prekur nga malaria e ka kaluar këtë sëmundje disa herë gjatë jetës së tij./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami