Rreth 19 mijë gjoba janë vendosur gjatë javës në të gjithë vendin nga policia rrugore për drejtuesit e automjeteve. Masat administrative sipas policisë janë aplikuar për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,...