Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Hidrocentrali I Fierzës

Muharrem Stojku për hapjen e porteve në hidrocentralet mbi Drin-(21 Shkurt 2010)

Reshjet e shumta te ditëve te fundit kane detyruar autoritetet te hapin serish portat e dy hidrocentraleve mbi lumin Drin. Ne një konference për shtyp drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Muharrem Stojku tha se shkarkime po bëhen nga liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe garantoi se nga derdhjet e këtij niveli nuk pritet...

Shkurt 21, 2010

Ministri Prifti hedh poshtë akuzat e PS për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit – (17 Janar 2010)

Ministri i Energjetikës Dritan Prifti hodhi poshtë akuzat e ngritura nga Partia Socialiste për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit dhe shkeljes së rregullores për digat. Në një dalje të posaçme për shtyp ai sqaroi se hapja e portave të hidrocentraleve u krye konform rregullores së parashikuar. Dritan Prifti: “U shpif se komisioni i posaçëm nuk...

Janar 17, 2010

Eksperti britanik: Digat parandaluan katastrofën në veri të Shqipërisë – (16 Janar 2010)

Digat e hidrocentraleve kanë shmangur katastrofën si pasojë e situatës ekstreme të motit në fillim të janarit në veri të vendit. Ky është opinion i Andreë Sheerman-Chase, ekspert britanik për digat. Pasi ka parë nga afër zonat e përmbytura ai tha për televizionin Klan, se konstaton një përmirësim të ndjeshëm të situatës. Andrew Sheerman-Chase: “Mësova...

Janar 16, 2010

KEK konfirmon ndihmën e dhënë KESH-it, KEK: Nuk i kemi shitur energji Shqipërisë – (15 Janar 2010)

Korporata e Energjetikës e Kosovës, KEK konfirmon ndihmën e dhënë KESH-it nëpërmjet depozitimit të energjisë gjatë javëve të fundit. Drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj gjatë një takimi në Tiranë me homologun e KESH-it Muharrem Stojku, i ka cilësuar si të pavërteta lajmet mbi shitjen e energjisë elektrike në Shqipëri gjatë muajit dhjetor. Arben Gjukaj: “Mua...

Janar 15, 2010

Përmirësimi i situatës në Shkodër, uji tërhiqet nga shtëpitë dhe tokat – (14 Janar 2010)

Përmirësimi i motit po çon drejt përmirësimit situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Nën Shkodrës. Informacionet më të fundit të Ministrisë së Brendshme, flasin për një situatë ndryshe nga ajo e një dite më parë. Në mjaft komuna uji ka filluar të tërhiqet, ndërkohë që një përmirësim i ndjeshëm është vënë re në...

Janar 14, 2010

Kosova ndihmon KESH-in, me depozitimin e një pjese të energjisë – (14 Janar 2010)

Kosova i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë nëpërmjet depozitimit të një pjese të superprodhimit të energjisë elektrike këto javët e fundit, si pasojë e rritjes galoponte të prurjeve hidrike në veri të vendit. Ministrja Kosovare e Energjetikës dhe Minierave Justina Pula, gjatë një takimi në Tiranë me homologun Prifti, ka deklaruar se prej 26 dhjetorit,...

Janar 14, 2010

Reshjet e dendura përmisojnë situatën hidrike, tejmbushjen hidrocentralet-(4 Dhjetor 2008)

Reshjet e rëna 48 orët e fundit në të gjithë vendin kanë tejmbushur digat e hidrocentraleve duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike. Rezervat në liqenin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës kanë arritur në kuotat maksimale. Prurjet e lumenjve që derdhen në HEC-et e  Fierzës kanë arritur  në 933 metër3 ujë për sekondë. Në këtë...

Dhjetor 4, 2008

Bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës, shkak mungesa e reshjeve-(10 Gusht 2008)

Mungesa e reshjeve dhe prodhimi konstant i energjisë elektrike po pakëson ndjeshëm nivelin e ujit në kaskadën më të madhe në vend, në atë të hidrocentralit të Fierzës. Sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare çdo ditë niveli i ujit në këtë kaskadë bie me 21 centimetra teksa aktualisht ka regjistruar nivelin e 283 metrave,...

Gusht 10, 2008

KESH me mbështetjen zvicerane vë në punë turbinën e hidrocentralit të Fierzës – (4 Nëntor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Vënia në punë e turbinës së të hidrocentralit të Fierzës do të jetë një garanci më e madhe për prodhimin e energjisë elektrike me burimet vendase. Ky projekt është realizuar me sukses pas 26 vjetësh, me kontributin e qeverisë zvicerane, e cila ka dhënë një grat prej 11.5 milion...

Nëntor 4, 2004