Reshjet e shumta te ditëve te fundit kane detyruar autoritetet te hapin serish portat e dy hidrocentraleve mbi lumin Drin.
Ne një konference për shtyp drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Muharrem Stojku tha se shkarkime po bëhen nga liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe garantoi se nga derdhjet e këtij niveli nuk pritet te ketë përmbytje.
Muharrem Stojku: “Kështu që duke bërë këto veprime kemi arritur të kemi nën kontroll këto dy liqene në mënyrë që të parapërgatitemi për situata të mëvonshme. Gatishmëria është maksimale, gjithë personeli është nëpër objekte, situata është nën kontroll. Reshjet që po bien anomali do të sjellin, por anomalia ose përmbytja do të jetë e kontrolluar. Deri tani nuk ka të dhëna që ka filluar përmbytja në fushën e Shkodrës.”
Aktualisht shkarkimet ne hidrocentralin e Vaut te Dejës janë 500 metër kub për sekonde, prurjet 200 metër kub për sekonde, ndërsa niveli 75.1 metër.
Ne Koman shkarkohet 350 metër kub ujë për sekonde, prurjet arrijnë ne 600 metër kub për sekonde, ndërsa niveli i ujit është ne 172.3 metër.
Niveli i hidrocentralit te Fierzës, portat e te cilit nuk janë hapur, është 291 metra, ndërsa prurjet 1200 metër kub për sekonde. Prodhimi i energjisë është ne kuotat maksimale rreth 25 milion kah në ditë./tvklan.al