Kryeministri Edi Rama duke vijuar ironizimin dhe etiketimin që i bënë liderit të opozitës Sali Berisha ‘bufi i kënetës’, ka publikuar në Facebook, një video të një bufi, duke e cilësuar si palçkitës folesh.

“Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë.

Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë.

Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Klan News