PD është e gatshme që të votojë amendamentin i cili thotë se të gjitha pagesat e procesit te votimit, ku përfshihet dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të diasporës të kryen nga KQZ dhe jo nga qytetarët.

Nëse PS nuk pranon që qytetarët me dokumente të huaja të kenë të drejtën e votës më 11 Maj, Kryedemokrati Sali Berisha thotë se PD nuk do të votojë propozimet e tjera për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë me regjistrimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet më herët, për t’i lënë më shumë kohë KQZ për përgatitjet teknike për votën e diasporës.

“Këtë amendament sigurisht e votojmë, s’votojmë tjetrin ne, lëvizjen e afateve në qoftë se këta nuk pranojnë të votojnë me dokumentat biometrike të vendit ku jetojnë emigrantët shqiptarë”, tha Sali Berisha.

Berisha thotë se korrupsioni i qeverisë janë arsye të mjaftueshme për qytetarët që të shtunën në orën 17 të protestojnë para Kryeministrisë.

“Me pjesëmarrjen tuaj i prisni biletën e disfatës së plotë me 11 Maj regjimit të narkoshtetit të Edi Ramës”, tha Sali Berisha.

Kryedemokrati u tregua i rezervuar për skenarin e protestës.

“Skenari nesër do të shpallet plotësisht se nuk duhet kundërshtari të di të gjitha, armiku të di të gjitha taktikat tona”, tha Sali Berisha.

Protesta ishte dhe fokusi i takimit të kryetarit të PD me aletatët e tij në selinë blu, nga theksoi se përballë qeverisë “Rama”, opozita dihet të dalë si një front i gjerë.

“Të bashkohemi me të gjithë potencialet që kemi. Edhe partitë e tjera janë të ftuara. Le ti lëmë problematikat me njëri-tjetrin të bashkohen me ne, se çdo problem që mund të keni me tjetrin nuk krahasohen kurrë me problemet që kemi të gjithë, që kanë shqiptarët me Edi Ramën”, tha Berisha.

Berisha porositi edhe aleatët që të punojnë për të ndihmuar diasporën për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.

Klan News