Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kutitë E Votimit 2009

BE vlerëson raportin e OSBE-së për zgjedhjet, thirrje PS të kthehet në parlament – (16 Shtator 2009)

Presidenca e Bashkimit Europian, vlerëson raportin e OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe i kërkon PS-së që të kthehet në parlament. Në një deklaratë të posaçme të presidencës së BE-së të kryesuar nga suedezët, thuhet se Bashkimi Europian mirëpret dhe vlerëson faktin që zgjedhjet përmbushën pjesën më të madhe të rekomandimeve të OSBE-së edhe pse...

Shtator 16, 2009

Raporti final i OSBE/ODHIR për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri – (15 Shtator 2009)

Shqipëria kalon testin ndërkombëtar për zgjedhjet. Ajo çfarë bie në sy në raportin 36 faqesh të OSBE/ODHIR, është se vlerësimi i zgjedhjeve bëhet duke u krahasuar me vendet që u përmbahen standardeve më të larta demokratike si Gjermania, Italia apo SHBA. Që në hyrje OSBE/ODHIR theksojnë qarte se zgjedhjet në Shqipëri shënuan një progres të...

Shtator 15, 2009

OSBE vlerësime pozitive për zgjedhjet në Shqipëri – (15 Shtator 2009)

Zgjedhjet në Shqipëri, plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, kështu që vlerësimi i përgjithshëm është pozitiv. Kështu deklaroi ne një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve BBC, zëdhënësi, Jens Hagen Eschenbaecher, qe shtoi se OSBE vlerëson se ka pasur përmirësime të ndjeshme në një numër fushash, si për shembull sa i takon sistemit të ri të...

Shtator 15, 2009

Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të PD, Berisha falënderon të sapozgjedhurit – (7 Shtator 2009)

Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të demokratëve në legjislaturën e re, kryeministri e rezervoi për të falënderuar posaçërisht të sapo zgjedhurit, ata që u rikonfirmuan apo dhe ata që nuk janë më ligjvënës. Falënderimin kryeministri e shfrytëzoj po aq për të theksuar se ky është mandati i vështirësive të mëdha për shaka të objektivave...

Shtator 7, 2009

Rama akuzon Berishën, fryt i bashkëpunimit me krimin-(31 Gusht 2009)

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar serish kryeministrin Sali Berisha, si autor të asaj që Rama e cilësoi maskarade dhe bashkëpunimit pushtet krim. Rama iu referua fakteve që selia roze ka shpallur publikisht për nxjerrje nga burgjet të eksponentëve të krimit ditën e zgjedhjeve. Kryesocialisti e ngriti këtë si një çështje me rendësi...

Gusht 31, 2009

Berisha: Qëllimi i Ramës, të pengojë procesin e liberalizimit të vizave-(31 Gusht 2009)

Kryeministri Sali Berisha, deklaroi të hënën në mbrëmje se qëndrimet politike të kryetarit të PS Edi Rama mbi zgjedhjet, kanë si qëllim të vetëm dështimin e procesit të liberalizimit të vizave. Sali Berisha: “Edi Rama ka vetëm një qëllim të vetëm, të pengoj me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar. Ai e...

Gusht 31, 2009

Rama për kongresin: Mund të bojkotojmë parlamentin-(30 Gusht 2009)

Një ditë pas kongresit të jashtëzakonshëm, ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kandidat së bashku me Maqo Lakrorin, për të marrë drejtimin e kësaj partie rikonformoi mundësinë për të bojkotuar kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit, një vendim që ai tha se i është deleguar institucioneve të tjera të partisë. Edi Rama: “Vendimmarrja...

Gusht 30, 2009