Presidenca e Bashkimit Europian, vlerëson raportin e OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe i kërkon PS-së që të kthehet në parlament. Në një deklaratë të posaçme të presidencës së BE-së të kryesuar nga suedezët, thuhet se Bashkimi Europian mirëpret dhe vlerëson faktin që zgjedhjet përmbushën pjesën më të madhe të rekomandimeve të OSBE-së edhe pse këto zgjedhje nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’u ngjitur në standardet më të larta të zgjedhjeve demokratike.
Deklarata vë në dukje se zgjedhjet demonstruan progres të qartë, në veçanti me progresin e regjistrimit të votuesve dhe procesin e identifikimit të tyre, strukturën legale, votimin, numërimin dhe dënimin e konflikteve.
BE thekson rëndësinë e sigurisë që mangësitë e vërejtura të ndiqen nga qeveria dhe partitë përkatëse, ajo inkurajon të gjithë partitë politike në Shqipëri të ndjekin një dialog konstruktiv politik. Në veçanti citohej në deklaratën e BE-së mbajtja e një dialogu permanent me parlamentin që është elementi kyç në një demokraci.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë një kërkesë thelbësore për të plotësuar kriteret e anëtarësimit në BE. Thuhet në deklaratë, BE angazhohet se do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë në këtë proces të rëndësishëm duke e ndihmuar që të ecë përpara në integrimin europian./tvklan.al