Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lufta Kundër Korrupsionit

Presidenti Bamir Topi mbledhje me KLD në qytetin e Peshkopisë-(24 Tetor 2008)

Institucionet duhet të bashkëpunojnë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ky është apeli i lëshuar nga presidenti Bamir Topi, njëherësh dhe kreu i KLD-së, në mbledhjen e radhës që u mbajt në qytetin e Peshkopisë. Bamir Topi: “Ne kemi nevojë të gjithë së bashku të ndërtojmë institucione të forta,...

Tetor 24, 2008

Kryeministri Berisha vizitë në Gjermani me kancelaren Angela Merkel-(8 Tetor 2008)

Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, dhe ai i Financave, Ridvan Bode, ndodhet në një vizitë dyditore në Gjermani me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Në takimin me zonjën Merkel është diskutuar rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe mbi zhvillimet në rajon. Kancelarja...

Tetor 8, 2008

Ministrja Anila Godo takim me Withers, shqetësues korrupsioni për tenderët-(15 Shtator 2008)

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka zhvilluar në ambientet e ministrisë një takim me ambasadorin amerikan, John Withers, të cilit i paraqiti disa nga prioritetet dhe projektet e dikasterit që ajo drejton. Duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit në shëndetësi që Godo ka nisur që prej ditës së parë si ministre ajo deklaroi se...

Shtator 15, 2008

Kryeministri Sali Berisha në samitin e Kroacisë për reformat e Shqipërisë-(5 Korrik 2008)

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në panelin me temë, “Agjenda e Bashkimit Evropian”, pas traktatit të Lisbonës, në kuadër të samitit të Kroacisë, i cili po zhvillon punimet në Dubrovnik. Në fjalën e tij gjatë këtij samiti kryeministri tha se zhvillimet pas traktatit të Lisbonës për Shqipërinë dhe rajonin nënkuptojnë përpjekje të mëdha dhe performancë...

Korrik 5, 2008

Kryeministri Berisha në samitin e Kroacisë pas traktatit të Lisbonës-(5 Korrik 2008)

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në panelin me temë, “Agjenda e Bashkimit Evropian”, pas traktatit të Lisbonës, në kuadër të samitit të Kroacisë, i cili po zhvillon punimet në Dubrovnik. Në fjalën e tij gjatë këtij samiti kryeministri tha se zhvillimet pas traktatit të Lisbonës për Shqipërinë dhe rajonin nënkuptojnë përpjekje të mëdha dhe performancë...

Korrik 5, 2008

Sali Berisha konferencë me Bankën Botërore për thithjen e investimeve të huaja-(4 Qershor 2008)

Në një konferencë të organizuar nga Banka Botërore mbi tranzicionin kryeministri Berisha është fokusuar tek përmirësimi i klimës në drejtim të thithjes së investimeve të huaja. Në prani të disa europarlamentarëve ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe vuri theksin tek përpjekjet dhe arritjet e vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar....

Qershor 4, 2008

CAO merr drejtimin e Transparency International për Shqipërinë – (9 Nëntor 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Pushteti qytetar duhet të mbizotërojë mbi atë politik, këtë kërkon të arrijë Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, tashmë mbështetëse strategjike e organizatës Transparency International për Shqipërinë. Sipas drejtuesit Spahiu, i cili ka marr në dorë, lëvizjen anti-korrupsion, rajoni nuk po mbahet peng më nga komunizmi si vite më parë,...

Nëntor 9, 2004

Berisha do të futë figura të reja në PD (24 Shtator 2004)

Procesi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, që pritet në fund të këtij viti, do të jetë një fillim i mbarë për arritjen e qëllimit që ka opozita, marrjen e pushtetit në 2005-ën. Kjo do të thotë se elementi kryesor që do të përdorë Partia Demokratike nuk do të jetë riciklimi, por ripërtëritja duke futur figura...

Shtator 24, 2004