Në një konferencë të organizuar nga Banka Botërore mbi tranzicionin kryeministri Berisha është fokusuar tek përmirësimi i klimës në drejtim të thithjes së investimeve të huaja.
Në prani të disa europarlamentarëve ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe vuri theksin tek përpjekjet dhe arritjet e vendit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sali Berisha: “Korrupsioni është qëllimi parësor dhe më i rëndësishëm i qeverisë sime. Po të shikoni anketimet do të gjeni të tjera të dhëna. Perceptimet janë perceptime. Këto janë fakte reale. Jemi sot më tepër se kurrë të vendosur për të luftuar korrupsionin pasi po shohim rezultate të mëdha. Biznesi regjistrohet për 1 euro në zyrat e “One Stop Shop-it”. Brenda dy javësh më shumë se 50% e licencave do të hiqen. Brenda pak muajsh pjesa tjetër do të shpërndahen në zyrat e “One Stop Shop-it”.
Rritja ekonomike e vendit nuk do të ndalet, konfirmoi kryeministri, pavarësisht erës inflacioniste, e cila gjithsesi po mbahet nën kontroll./tvklan.al