Ministria e Drejtësisë ka finalizuar udhërrëfyesin për “Funksionimin e Institucioneve Demokratike”. Ministri Ulsi Manja në një reagim në rrjetet sociale bën me dije se ky është një dokument kyç që forcon procesin zgjedhor, rolin e Parlamentit dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile. Dokumenti është bazuar në konsultime publike me përfaqësues nga shoqëria civile, akademia, media...