Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka zgjatur kontratën edhe për dy vite të tjera me klubin anglez për ta drejtuar deri në 2027. Vendimi i spanjollit Guardiola do të thotë se ai do të kalojë më shumë se një dekadë në klubin me të cilin u bashkua në vitin 2016 dhe ka çuar në një nivel mjaft të lartë loje dhe me shumë trofe të fituar.
“Ndjeva se nuk mund të largohesha tani. Mendoj se meritojmë të jemi këtu. Nuk jam arrogant të them, por është e vërteta. Më pëlqen të jem këtu. Më pëlqen të jem trajner i këtij klubi. Në momentin që nuk do të kem këtë ndjenjë, edhe nën kontratë, do t’I them administratorit të klubit se tani duhet të iki tani për tani nuk e kam këtë ndjenjë dhe kjo është arsyeja përse rinovova.”
Guardiola ka fituar 6 kampionate me Manchester city, dy Fa Cup, katër kupa të ligës, 3 Community Shield , një Champions, një superkupë të UEFA-s, dhe një botëror për klube.
Tv Klan