Marc Marquez, do t’i bashkohet skuderisë Ducati, duke nisur nga viti 2025. Piloti spanjoll ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët.
31-vjeçari i cili këtë edicion garon me skuadrën satelite të Ducati-t, Gresini Racing, aktualisht gjendet në vend të tretë në renditjen e përgjithshme të pilotëve.
Marquez, i cili konsiderohet si një ndër pilotët më të mirë të MotoGP, pavarësisht se ka pasur probleme fizike si pasojë e dëmtimeve dhe operacioneve të rikuperimit. Ai do të zëvendësojë italianin Enea Bastianini dhe do të jetë shok skuadre me kampionin e dyfishtë të botës Francesco Bagnaia.
Menaxheri i përgjithshëm i Ducatit, Luigi Dall’Igna tha se zgjedhja u bë nga një listë me pilotë të zotë ndërsa falënderoi Bastianin dhe spanjollin Jorge Martin për kontributet e tyre.
Martin do të transferohet nga Pramac Ducati te Aprilia, ndërsa Bastianini pritet të lëvizë te KTM.
Klan News