Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Pamje Kosova 2008

Qeveria e Kosovës reagon kundër linjës hekurudhore nga Serbia-(16 Dhjetor 2008)

Qeveria e Serbisë ka lëshuar në qarkullim linjën hekurudhore Beograd-Zveçan pa lejen e autoriteteve të Prishtinës. Treni i parë i kësaj linje ka hyrë të dielën në mëngjes në veriun e Kosovës. Ministri i Transportit të Kosovës, Fatmir Limaj, e ka cilësuar këtë akt si shkelje të sovranitetit të shtetit, ndërkohë që i ka bërë...

Dhjetor 16, 2008

Reagimet e politikës në Kosovë për planin e Ban Ki-Moon mbi EULEKS-in-(25 Nëntor 2008)

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, u ka shpërndarë mbrëmë përfaqësuesve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit propozimin e tij gjashtëpikësh për vendosjen e EULEKS-it e ku… ka dhënë deklaratën katërpikëshe të lidershipit të Prishtinës. Megjithëkëtë kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar sot në kuvend se ndonëse qëndrimi i Kosovës është marrë parasysh nga...

Nëntor 25, 2008

Daniel Frid mbron planin e Ban Ki-Moon për shtrirjen e EULEKS në Kosovë-(17 Nëntor 2008)

Ndihmës-sekretari i shtetit, Daniel Frid ka dalë në mbrojtje të planit gjashtëpikësh të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, pavarësisht që Prishtina kundërshton atë. Pas një takimi që zhvilloi me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi diplomati amerikan kërkoi sa më parë EULEKS të shtrihet në tërë territorin e Kosovës. Daniel Frid: “Pavarësisht...

Nëntor 17, 2008

Intervistë e Ilir Dugollit për TV Klan, diplomati i parë kosovar në Belgjikë-(17 Nëntor 2008)

33 vjeç, ende i pamartuar, Ilir Dugolli, shënon diplomatin e parë të Kosovës në Bruksel. Zyrtarisht ai është i ngarkuari me punë i shtetit të Kosovës pranë mbretërisë së Belgjikës dhe mandati i tij është ende i papërcaktuar pasi pritet miratimi i ligjit për ambasadorët nga kuvendi i Kosovës që do të ndryshojë dhe statusin...

Nëntor 17, 2008

Bisedimet për shtrirjen e EULEKS në Kosovë shkaktojnë konfuzion të madh-(10 Nëntor 2008)

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë shkaktuar një konfuzion të madh përsa i përket shtrirjes së misionit të EULEX-it në Kosovë. Kështu Pierre Mirel nga komisioni evropian deklaroi në Beograd se unioni tashmë ka pranuar kushtet e qeverisë serbe për vendosjen e këtij misioni. Këto kushte sipas tij shndërrojnë EULEKS-in në një mision neutral...

Nëntor 10, 2008

Kosova refuzon planin e Ban Ki Moon për vendosjen e EULEX-(10 Nëntor 2008)

Prishtina hodhi poshtë planin gjashtë pikësh të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë. Në një konferencë për media presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi deklaruan se plani ashtu siç është prezantuar sot prek kushtetutën e republikës. Fatmir Sejdiu: “Janë çështje që s’kanë nevojë të elaborohen...

Nëntor 10, 2008

Hajredin Kuqi për luftën e qeverisë së Kosovës ndaj korrupsionit e krimit-(31 Tetor 2008)

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Zv/kryeministri Hajredin Kuqi tha se luftimi i korrupsionit është prioritet mbi prioritetet. Deklaratat e zv/kryeministrit vijnë pasi që mediat e Prishtinës publikuan ekstrakte nga raporti i fundit i komisionit evropian, ku konstatohet se dhe më tutje Kosova përballet me shkallë të...

Tetor 31, 2008

Takimi i Ina Ramës me Vladimir Vukçeviç shkakton reagime në Kosovë-(30 Tetor 2008)

Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, ka provokuar një debat të madh në Kosovë ku në fillim të kësaj jave takoi prokurorin serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviç. Në Prishtinë askush nuk ka pritur që një kryeprokurore shqiptare të shpurë sërish në gënjeshtrën e madhe të ish-kryeprokurores së tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, atë të tregtisë...

Tetor 30, 2008

Serbia dëbon ambasadoren e Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës-(10 Tetor 2008)

Serbia ka dëbuar ambasadoren e Malit të Zi, Anka Vojvodiç, duke e shpallur atë person të padëshirueshëm. Ky veprim përbën shenjën e parë të tensioneve mes Beogradit dhe Podgoricës pas njohjes që kjo e fundit i bëri pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë ambasadori serb në Malin e Zi, Zoran Lutovaç, nuk përjashtoi mundësinë që Beogradi të...

Tetor 10, 2008

Mali i Zi dhe Maqedonia njohin zyrtarisht pavarësinë e shtetit të ri të Kosovës-(9 Tetor 2008)

Mali i Zi ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur duke i dhënë një goditje të ashpër Serbisë. Po kështu dhe parlamenti maqedonas miratoi projekt-rezolutën e partive shqiptare për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 85 nga 120 parlamentarë votuan pro kësaj rezolute që i kërkon qeverisë së Nikolla Gruevskit duke lënë mënjanë çështjen e...

Tetor 9, 2008