Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Qeveria Majko

Nano dhe Meta në Durrës (25 Shtator 1999)

Fatos Nano dhe Ilir Meta ne Konferencen e Partise Socialiste në Durrës. Konferenca e sotme në qytetin bregdetar pritej të ishte momenti decisiv i ashpërsimit të luftës mes Nanos dhe rivalit të tij Majko. Por nuk ka ndodhur ashtu. Për 5 orë rresht Nanos dhe Metës nuk i është dhënë e drejta për të folur...

Shtator 25, 1999

Nano e Ulqini në Konferencën e PS Kavajë – (24 Shtator 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Ish-Kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i Informacionit Musa Ulqini kanë qenë të deleguarit e kryesisë në Konferencën e Partisë Socialiste të Kavajës. Pas socialisteve kavajas kanë folur dhe dy antarët e kryesisë. Nano në fjalën e tij ka thënë se korrupsioni po sëmur gjithnjë e më shumë shoqërine tonë....

Shtator 24, 1999

Opozita për Qeverinë Majko – (28 Korrik 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Jemi gati të qeverisim me socialistët. Është ky opsioni më i fundit në linjën e zgjidhjes politike kërkuar prej disa kohësh nga Partia Demokratike. Ish-kryeparlamentari Arbnori pasi nënvizon domosdoshmërinë e qeverisë së re, shprehet pro drejtimit të saj nga Majko. Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Partia Demokratike ka propozuar...

Korrik 28, 1999

Ushtarakët e liruar – (23 Korrik 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Ushtarakët e liruar të pakënaqur nga premtimet e qeverisë Majko. Në komisionin parlamentar të mbrojtjes ata janë shprehur se qeveria na ka mashtruar duke vendosur në projektin e saj si kufi moshën mbi 55-vjeç për ushtarakët e liruar që përfitojnë pension të parakohshëm. Nga ky kusht përfitojnë vetëm 350...

Korrik 23, 1999

Reagime për largimin e Petro Koçit – (20 Maj 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Parlamenti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për ministrin e sapoemeruar të Rendit Publik, Spartak Poçi. Dekreti i Mejdanit për emërimin e Poçit në krye të Rendit, nuk u është paraqitur deputetëve për votbesim. Megjithatë kjo s’e ka penguar Spartak Poçin të nisë detyrën e re. Dje...

Maj 20, 1999

Republikanët pro Rambujesë – (15 Maj 1999)

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999 Republikanët janë shprehur sot pro Rambujesë dhe në mbështetje të plotë të faktorit ushtarak të Kosovës. Sipas liderit republikan Mediu, respektimi i marreveshjes së Rambujesë ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve shqiptare për krijimin e Qeverisë së Përkohëshme është domosdoshmëri për unifikimin dhe zhvillimet e mëtejshme politike e ushtarake në favor...

Maj 15, 1999

Parlamenti, kodi i ri doganor (27 Janar 1999)

Qeveria Majko ka zbritur sot në Parlament për mbrojtjen e Kodit të Ri Doganor.Në këtë kod parashikohen gjoba të rënda deri në 5 milionë lekë dhe ndjekje penale për ata që kalojnë mallra kontrabandë ose mashtrojnë me blerjen dhe cilësinë e tyre. Megjithatë Kodi i ri Doganor ka ndeshur në kundërshtimin e mjaft deputetëve socialiste...

Janar 27, 1999

Jozefina Topalli konferencë për 100 ditët e qeverisë (13 Janar 1999)

Qeveria Majko nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin e saj ndaj Opozitës. Demokratët kanë nisur vlerësimin e 100 ditëve në pushtet të pasardhësit të Nanos dhe kanë vënë re se më gjithë përpjekjet e tij për të adoptuar një model tjetër sjelljeje, rezultatet e qeverisjes mbeten negative. Sipas Kryetares së Parlamentit, Topalli, drejtësia po e...

Janar 13, 1999

Bilanci i Qeverisë Majko (12 Janar 1999)

Në fjalimin e tij Kryeministri Pandeli Majko ka vlerësuar si arritje të Qeverisë së tij në këto tre muaj, miratimin e Kushtetutës, mbështetjen ndërkombëtare në Konferencën e 30 Tetorit si dhe takimin me liderin e Opozitës Sali Berisha. ” Për kabinetin tonë, matës për çdo Ministri dhe ministër do të jetë puna dhe jo përkatësia....

Janar 12, 1999

Legalistët vërejtje për Kushtetutën (17 Nëntor 1998)

Vetëm 4 ditë para referendumit, legalistët kanë bërë publike vërejtjet e tyre për Kushtetutën të krahasuara këto me statusin themeltar të Mbretërisë Shqiptare. Ata vunë në fokusin e kritikës së tyre nenin 103 të Kushtetutës në të cilën thuhet se ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësi për deputet. Mendimi i tyre ishte se...

Nëntor 17, 1998