Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Republikanët janë shprehur sot pro Rambujesë dhe në mbështetje të plotë të faktorit ushtarak të Kosovës. Sipas liderit republikan Mediu, respektimi i marreveshjes së Rambujesë ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve shqiptare për krijimin e Qeverisë së Përkohëshme është domosdoshmëri për unifikimin dhe zhvillimet e mëtejshme politike e ushtarake në favor të Kosovës.
Palët nënshkruese tha ai ranë dakort mes tyre që mandatari të ishte përfaqësues i UÇK-së. Por vijoi Mediu propaganda e qëllimshme dhe e pakuptimtë e disa partive në Shqiperi ndaj UÇK-së nuk bën gjë tjetër veçse i shërben qarqeve pro serbe.
Sipas republikaneve Qeveria Majko është kthyer në qeveri diskutimesh dhe vetelavderimesh pa fund ndërkohë detyrimi i parë i saj është të mos pengojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego