Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Jemi gati të qeverisim me socialistët. Është ky opsioni më i fundit në linjën e zgjidhjes politike kërkuar prej disa kohësh nga Partia Demokratike. Ish-kryeparlamentari Arbnori pasi nënvizon domosdoshmërinë e qeverisë së re, shprehet pro drejtimit të saj nga Majko.

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Partia Demokratike ka propozuar përpara dhe e theksoj edhe sot se është në rendin e ditës, krijimi i një qeverie me bazë të gjerë. Mundësitë e bashkëpunimit janë dhe PD do të dijë të marrë përgjegjësi mbi supet e veta, sikurse pranon këtë përgjegjësi ta marrin në dorë edhe ata njerëz që e duan Shqipërinë, e duan vendin”.

Gazetarja:- Do të merrni pjesë në një qeveri të drejtuar nga Majko?

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Unë mendoj që me Majkon bisedohet dhe mendoj se ai vetë nuk është i përzier as në krime as në punë të pista. Gjithmonë kështu kam menduar. Se sa do të ketë kockë për të mbajtur mbi supe një barrë të tillë, unë nuk e di. Unë do të dëshiroja që ai të bëhej I fortë për të mirën e Shqipërisë për të mirën e vendit”.

Ndërkohë lideri republikan Godo është absolutisht kundër krijimit të një qeverie me bazë të gjerë.

Republikani Sabri Godo:- “Vjen menjëherë pyetja kush do të bëjë opozicion, nuk më dukët se ka në botë ndonjë qeverisje demokratike që të funksionoj pa opozicion. Këto bëhen në raste të emergjencave kombëtare dhe ne mund të themi që jemi në një lloj emergjence, por ne duhet të përpiqemi sim und të funksionoj demokracia. Prandaj nuk më duket ndonjë ide kaq entuziaste kjo gjë. E diktojnë nevojat e kohës që ne të bashkëpunojmë por qeverisja e përbashkët nuk më duket e njëjta formë”.

Ndërsa opozita ka shtrirë dorën e bashkëqeverisjes nuk ka asnjë reagim nga socialistët dhe as nga vetë kryeministri Majko. Por dje Vasil Melo kryetar i një partie të koalicionit e ka quajtur krejt të mundshëm opsionin e demokratëve për të qeverisur së bashku të gjitha forcat politike./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego